TV "Spektri": Kërcënimet e kryetarit Arifi i deklaruam në polici
Lokale

TV "Spektri": Kërcënimet e kryetarit Arifi i deklaruam në polici

05.Jan.2016 18:09
0
Televizioni "Spektri" në Bujanoc ka lëshuar një komunikatë për opinion në të cilën thuhet se kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka kërcënuar menaxherin e këtij mediumi Xhelal Behluli.

Kjo është komunikata për opinion e lëshuar nga TV “Spektri” 

E njoftojmë opinionin e gjerë se mbrëmë, më datë 04.01.2016, rreth orës 23:30 kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i shoqëruar nga djali i tij Festim Arifi dhe vëllau Galip Arifi kanë  kërcënuar Xhelal Behlulin, menaxher i TV Spektri.

Rasti ka ndodhur para dyerve të shtëpisë së Xhelal Behlulit në fshatin Lluçan ku kryetari i komunës së Bujanocit  me familjarët e sipërpërmendur kishin arritur me dy vetura.

“ Paraprakisht Nagip Arifi më ka kontaktuar në telefon duke më pyetur nëse jam në shtëpi dhe se ka një bisedë me mua. Pas pak kohe kam dëgjuar disa trokitje të forta tek dyert e oborrit.

Me të dal jashtë shtëpisë e kam parë Nagip Arifin me familjarët e tij të cilëve u kam ofruar të futen brenda ashtu siç e ka zakon tradita shqiptare.

Pasi kanë refuzuar këtë kanë nisur akuzat në drejtim të vëllait tim Nexhat Behluli për gjoja një shkrim në një profil të facebokut që kishte të bënte me familjarët e kryetarit të komunës.

Në këtë drejtim më i zëshmi ishte vëllau i Nagip Arifit, Galip Arifi, i cili gati gjatë gjithë kohës mu ka drejtuar me tone të larta ndërsa aspak nuk e kishte parasysh kërkesën time që pasi ishin orët e vona të ul zërin dhe të futen brenda.

I gjithë rasti ka përfunduar me fjalët dhe porosinë  e Nagip Arifit se tash e tutje jemi në bela “ , përfundon rrëfimin Xhelal Behluli, duke shtuar se fjalët e njëjta sot i ka deklaruar në polici ku edhe ka paraqitur rastin e natës së kaluar.

Nga ana tjetër, Nexhat Behluli, kryetar i kompanisë mediale Spektri  thotë se “ asnjëherë nuk ka publikuar shkrime për familjarët e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe aq më pak të ketë ndonjë profil të rrejshëm në facebook.

Është e nevojshme që për këtë rast dhe për raste tjera të profileve fantome të facebookut të merren organet kompetente ” thotë Behluli duke e quajtur të papranueshëm kërcënimin që vie nga kryetari i Bujanocit dhe familjarët e tij.

 

Bujanoc: 05 janar 2016, TV Spektri

Jeton Ismaili- Drejtor

Barazia thelb i zhvillimit të Bujanocit
Ish shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Roberto Montella emërohet sekretar i përgjithshëm i AP të OSBE-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration